17:48 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tayna ia vë pikën verës këtë të diele, paralajmëron lansimin e “Bass”

Me ditët e nxehta të verës, janë lansuar edhe shumë hite plotë ritëm, andrenalinë të cilat do të definojnë këtë sezon.

Pas shumë emrave të njohur të estradës, tani është radha edhe për reperen më të suksesshme shqiptare Tayna.

Reperja nga Prizreni ka zbuluar kohën e publikimit të këngës së saj të shumëpritur.

Në një video të shkurtër të shkëputur nga kënga e re, Tayna ka treguar se kënga mban titullin “Bass” dhe do të lansohet të dielën në ora 16:00.

Ndërkohë, kujtojmë që së fundi Tayna ka nënshkruar kontratë me kompaninë gjigante “Sony Music” në Gjermani./Indeksonline/

View this post on Instagram

T'dielen n'ora 16:00 "Bass" ?

A post shared by Tayna (@tayna) on