75 Mall Live Search
13:13 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Tayna, ju motivon nga New York-u

Tayna udhëtoj për në ShBA për të mbajtur koncertet e radhës të cilët u anuluan për shkak të situatës së jashtëzakonshme.

Reperja e njohur e cila është izoluar në New York, po vazhdon të shijoj qytetin e ëndrrave, teksa ka pozuar pranë një makine luksoze  e veshur me shumë stil, shkruan Indeksonline.

“Po, nëse hipni me mua ne shkojmë vetëm në maje”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë këtij imazhi.

Reperja nga Prizreni dukej në formë të mirë e plotë pozitivitet, e energjia pozitiv është pikërisht ajo që na duhet të gjithëve këto ditë.

Ndryshe, “Lakmitare” mban titullin kënga e saj e fundit që erdhi në bashkëpunim me reperin, Mozzik./Indeksonline/