75 Mall Live Search
19:43 / E Hënë, 04 Maj 2026 / F.R

Tayna lanson ‘Della’, kënga nga albumi

Tayna ka lansuar më në fund projektin e saj më të ri muzikor, “Della”.

Kjo këngë vjen si një pjesë kyçe e albumit të saj të shumëpritur me titull Genesis, i cili do të lansohet i plotë me datë 8 maj.

Projekti “Della” mban vulën e vetë Taynës në tekst, duke rikonfirmuar aftësinë e saj për të sjellë vargje që kthehen menjëherë në trend. Për muzikën dhe producimin janë kujdesur emrat e mirënjohur Dj Win dhe Mixey, ndërsa për finalizimin audio (mix & master) është përkujdesur Mixey Music, duke garantuar një tingull modern dhe cilësor.

Si çdo prodhim tjetër i Taynës, edhe projekti i ri erdhi i shoqëruar me një videoklip mjaft estetik, i cili brenda më pak se 90 minutash nga publikimi ka arritur të grumbullojë rreth 15 mijë klikime në platformën YouTube. Ky sukses i menjëhershëm tregon etjen e publikut për materiale të reja nga reperja, e cila duket se ka gjetur formulën e saktë mes stilit “street” dhe elegancës.

Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë!