Tayna ‘mbushë’ format trupore, tani ajo duket edhe më seksi
Prej se ka hyrë në tregun muzikorë me këngën ‘Columbiana’ e cila e ngriti jashtë mase këngëtaren, e deri tani ajo ka pësuar edhe ndryshime në pamjen e saj, duke shkëlqyer secilën herë më shumë, shkruan Indeksonline.
 
 Ajo po kujdeset mjaft edhe për trupin e saj, me stërvitje të vazhdueshme Tayna ka bërë të ditur se ka arritur të shtojë 7 kilogram, duke mbushur format trupore. 
 
 “Kam shtuar 7 kile për një muaj, edhe me koncerte çdo natë, ska m’u nal”: Ka shkruar Tayna, duke treguar kështu se është e motivuar në maksimum për punën që bën.
 
 Kujtojmë që ajo është ndër këngëtaret më të angazhuara me koncerte në këtë sezonë verorë. /Indeksonline/




