75 Mall Live Search
16:08 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tayna me orar të ngjeshur, ka 3 koncerte brenda kësaj dite

Këngëtarja e njohur Doruntina Shala e njohur si Tayna, po kërkohet shumë nga publiku shqiptarë për shkak të këngëve të saj që shpejt rikthehen në hite, shkruan Indeksonline.

Edhe kënga e fundit ‘Caliente’ po pëlqehet shumë, e gjithë puna e këngëtares duket se po i shpërblehet më së miri duke qenë se ajo është ndër këngëtaret me orarin më të ngjeshur në sezonin e verës.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila së fundmi ka publikuar orarin e koncerteve që ka vetëm brenda muajit korrik.

Vërehet se me datën 20 korrik, këngëtarja ka 3 koncerte brenda 24 orëve. Fillimisht nga ora 23:00 do të performojë në Pejë, pastaj nga ora 00:30 në Gjakovë dhe nga ora 02:00 do të jetë në Prishtinë. /Indeksonline/