Tayna në dilemë, kërkon ndihmën e fansave

Tayna ka kohë që nuk ka sjellur një “Freestyle” dhe këtë me gjasë pritet ta bëjë së shpejti.
Të paktën ajo ka nxitur kureshtjen e adhuruesve duke lënë të kuptohet se po planifikojë ta sjell një të tillë.

Por, para kësaj ajo ka kërkuar ndihmën e adhuruesve që përmes opsionit “Po dhe Jo” në Instastory të vendosin nëse dëshirojnë në “Freestyle” nga reperja e njohur.
“A është koha për një Freestyle të ri?”, ka pyetur Tayna fansat e saj, e të cilët padyshim që e mirëpresin një gjë të tillë nga ajo.

Ndërkohë, kënga e saj e fundit është “Qe qe” që u prit mirë dhe u kthye në një hit veror./Indeksonline/