75 Mall Live Search
21:42 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Tayna në studio, çfarë po përgatit?

Është shëndërruar në një prej emrave më të përfolur në estradën shqiptare.

E reperja e njohur kosovare, Tayna nuk e ka ndërmend të ndalet dhe po shkon drejt hapave të sigurt, shkruan Indeksonline.

Tayna edhe pse e angazhuar me mbrëmje të shumta brenda dhe jashtë vendit ajo ka paralajmëruar një verë të nxehtë.

Edhe sonte reperja nga Prizreni ka postuar një fotografi nga studio e cila tregon se projektet e reja nga ajo janë rrugës.

Ndryshe, kënga e saj e fundit ‘Kce’ u pëlqye dhe u mirëprit nga adhuruesit e saj./Indeksonline/