10:32 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tayna në studio, nis punën për ‘bombën’ e radhës!

Rep-artistja Tayna po vazhdon punën pa u ndalur me lansimin e projekteve të njëpasnjëshme.

Së fundi në një prononcim për Indeksonline, menaxheri i Tayna, Rinor Hykolli tregoj se reperja do të sjell një projekt të ri në fillim të muajit korrik.

Ditë më parë reperja nga Prizreni publikoj këngën ‘Caliente’ e cila tashmë është kthyer në hit, por ajo nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ndërsa, përmes një postimi të bërë së fundi në ‘InstaStory’, Tayna ka zbuluar se tashmë ka nisur punën për projekte të reja.

Bashkëpunëtori i Taynas edhe këtë herë është producenti i talentuar Cricket ndërsa nuk ka dhënë detaje të reja./Indeksonline/