11:42 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Tayna nuk harron, linjat e bukura ekspozon

Sukseset e reperes së njohur, Tayna po shtohen çdo ditë.

Reperja nga Prizreni po vazhdon të jetë e angazhuar me mbrëmje të shumta muzikore brenda dhe jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Së fundi ajo ka qëndruar në Zvicër për koncertin e radhës, e Tayna ka sjellur imazhe nga dukja e saj.

Në një fustan të zi dhe të shkurt, reperja ka vënë sërish në pah fizikun e saj të kompletuar.

Kujtojmë që Tayna ka paralajmëruar një verë të ‘nxehtë’ me shumë projektet./Indeksonline/