12:18 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Tayna paralajmëron: “Do ta mbaj kurorën përgjithmonë!”

Tayna po vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme në vend dhe jo vetëm.

Sukseset e saj të njëpasnjëshme bëjnë që ajo të jetë e kërkuar në mbrëmje muzikore kudo në botë, shkruan Indeksonline.

Rep-artistja e njohur krahas projekteve muzikore shpesh herë befason edhe me “freestyle”, një të tillë e ka publikuar vetëm pak ditë më parë e që u prit mjaft mirë nga publiku.

Deri tashti me promovimin e fundit, ajo ka arritur të mbledhë mbi gjysmë milioni klikime në kanalin Youtube teksa paralajmëroi se ky është vetëm fillimi.

“Gjysmë milioni klikime në frrestyle. 2020-a nuk ka përfunduar ende, ky është vetëm fillimi. Do ta mbaj kurorën përgjithmonë!”, ka shkruar Tayna./Indeksonline/