75 Mall Live Search
18:20 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tayna paralajmëron projektin e ri, si ‘kopjace’ e Beyonce-it!

Shpesh herë jemi mësuar të shohim artistet të cilat paralajmërojnë projektet e reja, me ide të vjetra.

Kur themi ide të vjetra, padyshim se duhet përkujtuar ‘kopjimin’, gjë që shumë këngëtare shqiptare e kanë në gjak.

Edhe pse e re në këtë kuadro, Tayna siç duket nuk po i ik këtij trendi, për kopjim.

Duke paralajmëruar projektin e ri, në disa fotografi të publikuara në Instagram, ajo mendoi se po shfaq diçka të re e me stil, por në fakt gjithkush që e njeh pak estradën e huaj, e di se është veç krijim i vjedhur nga e madhja Beyonce, shkruan Indeksonline.

Tayna

Mjafton të kërkosh pak dhe has në fotografi thuajse dhe pozim të njëjtë me të.

Beyonce

Siç duket Tayna nuk ka arritur të krijojë diçka të vetën, diçka që se kemi parë më herët, por vetëm ka arritur që të kopjoj Beyonce-n, që është një gabim i vogël në këtë pikë, pasi ajo është e pakrahasueshme./Indeksonline/

Tayna

Beyonce