17:22 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Tayna përshkruan rrugëtimin e saj: Kam punuar prandaj jam këtu

Reperja e njohur, Tayna ka shpërthyer fuqishëm në tregun e muzikës.

Që nga dalja e saj e parë ajo ka vazhduar të sjell projekte të një pas njëshme e që sot janë hite, shkruan Indeksonline.

Por, rrugëtimi i Taynas në muzikë ka filluar vite më parë kur ajo ishte ende në moshë të re.

Reperja nga Prizreni ka publikuar një imazh ku shihet si fëmijë teksa performon në një emision për talent.

“Kam punuar, për të arritur këtu ku jam” ka shkruar Tayna në fotografitë e postuara./Indeksonline/