Tayna pjesë e koncertit humanitarë që mbahet me 4 korrik në Prizren
Në
qytetin e Prizrenit, me datën 4 korrik pritet të mbahet një koncert humanitarë
i quajtur ‘Prizreni për Murrlanin’ , përcjellë Indeksonline.
Ky koncert humanitarë mbahet në nderë të Murrlan Asllanin një 15 vjeçarë nga
Prizreni i cili pësoi lëndime të rënda në boshtin kurrizorë në qershorë të këtij
viti. E për tu solidarizuar me këtë rast dhe ti ndihmohet financiarisht
Murlanit, do të dhurohen gjitha mjetet financiare që do të mblidhen.
Me 4 korrik në orën 21:00 në ‘Kino Lumbardhi’ në Prizren do të mbahet ky
koncert, pjesë e të cilit pritet të jetë këngëtarja e famshme Tayna.
Biletat kushtojnë 10 euro, dhe janë në shitje deri në datën e koncertit, ato
mund ti gjeni në hyrjen e “Kino Lumbardhit”. /Indeksonline/
