19:05 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Tayna publikon bashkëpunimin me dyshen fantastike, Mc Kresha dhe Lyrical Son

Janë ndër artistët më të suksesshëm dhe më të kërkuara në vend.

Senzacioni i vitit të kaluar, reperja Tayna dhe dy nga reperët më të dashur, Mc Kresha dhe Lyrical Son janë bashkuar për projektin e radhës muzikor, shkruan Indeksonline.

Tayna, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë lansuar këngën ‘Pasite’ të bashkangjitur edhe me videoklip.

Treshja fantastike janë kujdesur vet për tekstin e këngës, ndërsa u prodhua nga Pint dhe Friends Ent, me beat të Strike Beatz dhe K-Master, videoklipi u realizua nga Alban Selimaj.

Projekti tashmë gjendet në kanalin ‘Youtube’ ndërsa suksesi është padyshim i garantuar dhe në një hit të padiskutueshëm./Indeksonline/