17:25 / E Shtunë, 02 Janar 2021 / OSH

Tayna reagon publikisht për herë të parë pasi Rina tha se do bashkëpunonte me të

Rina Balaj pak muaj më parë befasoi me deklaratën kur tha se do ishte e hapur për një bashkëpunim me të gjithë artistët.

Do kisha bashkëpunuar me të gjithë, pa problem.”, tha Rina duke mos përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Taynën në të ardhmen.

Ndërsa së fundmi Tayna ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku i është bërë pyetja e njëjtë për Rinën, reperja ka treguar se mes tyre tashmë nuk ka asgjë dhe se ka qenë e gjitha një keqkuptim.

Tayna vazhdoi duke thënë se Rina është këngëtare e mirë  ku edhe tha se ‘diss’-et dhe thumbimet mes këngëtarëve ndodhin zakonisht për show.

“Gjithçka ka qenë keqkuptim së pari, dhe nuk kam asgjë me të. Duket se është shumë vajzë e mirë, këngëtare e mirë…kështu që paqe.”, tha Tayna.