11:19 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tayna shfaqet seksi në konferencë, nënshkruan kontratën me “Princ Instant”

Këngëtarja e njohur kosovare, Tayna, ka mbajtur një konferencë për media në Hotel “Swiss” në Prishtinë.

Me këtë rast, aty është treguar se këngëtarja nga Prizreni do të jetë imazhi kryesor i Prince Instant, me të cilën do të realizohen disa fushata televizive.

 “Zero Pozitive” në konferencë për medie ka dhënë detaje rreth kësaj marrëveshje.

Reperja ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ‘Princ Caffe’ dhe gjatë kësaj periudhe do të xhiroj 8 reklama.

Në bashkëpunim me kompaninë e njohur kosovare, Tayna nesër do të mbaj një koncert në sheshin e Prishtinës me fillim nga ora 17:00./Indeksonline/

Më poshtë, pamjet