Tayna starton me koncerte: Më ka marr malli me e “kall”

Pas një periudhe të gjatë pas pandemisë Covid-19, gjërat po i rikthehen normalitetit.
Kështu edhe artistët që kanë pezulluar të gjitha aktivitete dalëngadalë po fillojnë koncertet.

Është Tayna ajo që ka njoftuar se ka startuar me mbrëmje muzikore dhe koncerti i parë do të jetë në Zvicër.
“M’ka marr malli me kall”, ka shkruar Tayna në postimin ku paralajmëronte koncertin e parë pas koronavirusit, duke vendosur një emoji flakë.
Tayna do të performojë më 27 qershor, e shtunë në një nga klubet më të njohura të shqiptarëve, në Zvicër.
Ndërkohë, reperja nga Prizreni së shpejti pritet të publikojë këngë e re me videoklip./Indeksonline/