Tayna surprizon adhuruesit, publikon këngën e re pa paralajmërim
Rep-artistja më e suksesshme shqiptare, Tayna ka publikuar projektin e ri surprizë.
“Sorry” mban titullin kënga e cila është publikuar vetëm në versionin audio, shkruan Indeksonline.
Si në çdo projekt tjetër, Tayna edhe këtë herë u kujdes vet për tekstin e këngës dhe melodinë.
Kujtojmë që Tayna ka paralajmëroj se do të sjell disa projekte të reja radhazi.
Kënga e saj e fundit me vidoeoklip është ‘Sicko’ e cila u lansua pak muaj më parë./Indeksonline/