75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Tayna tregon belin e hollë, para pasqyrës shfaqet në super formë

Tayna mbetet e angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Së fundi, reperja e suksesshme shqiptare po qëndron në Londër nga edhe ka publikuar imazhe, shkruan Indeksonline.

Reperja e famshme nga Prizreni, ka nisur ditën me një “selfie” para pasqyrës, duke vënë në pah linjat e bukura të trupit.

E veshur me xhinse të grisura dhe bluzë të shkurtër, Tayna spikati belin e hollë dhe barkun e sheshtë.

Kujtojmë se me gjithë angazhimet muzikore që reperja bukuroshe ka, ajo nuk e lë anash asnjëherë palestrën, duke u fokusuar në mirëmbajtjen e fizikut.

Ndryshe, “Lakmitare” mban titullin kënga e saj e fundit që erdhi në bashkëpunim me reperin, Mozzik./Indeksonline/