Tayna vjen me tjetër duet (video)

Tayna vjen me një tjetër super bashkëpunim, të titulluar “Late night”, krahas artistëve Summer Cem, Geenaro dhe Ghana Beats, një këngë plot energji, ritëm dhe atmosferë nate që të mbetet në mendje që nga dëgjimi i parë.
Videoklipi është realizuar nga Entermedia, me pamje që pasqyrojnë fuqishëm karakterin artistik të Tayna-s. Ndërsa, teksti i këngës është shkuar nga Tayna dhe Summer Cem.
Me këtë projekt, Tayna edhe një herë e tregon veten si një artiste që e zotëron skenën dhe ritmin e momentit. “Late night” është një këngë që flet vetë – dhe ajo flet me zërin e saj!
Dëgjojeni më poshtë!