23:22 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tayna zbërthen bluzën, shfaqet joshëse

Reperja e njohur Tayna, për një kohë të shkurtë arriti një sukses të jashtëzakonshëm të cilin po vazhdon ta shijojë.

Krahas hiteve të njëpasnjëshme që reperja ka lansuar, ajo iu qëndron afër adhuruesve edhe në rrjetet sociale me postime të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Tayna asnjëherë nuk harron t’i tregoj asetet e saj perfekte, e këtë e bëri edhe në një imazh që ka postuar së fundi.

Me bluzën e zbërthyer, Tayna dukej e përkryer dhe tejet joshëse.

Ndryshe, ‘Caliente’ mban titullin projekti i saj i fundit, ndërsa po vazhdon të jetë aktive me mbrëmje të shumta muzikore./Indeksonline/