75 Mall Live Search
21:24 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

TBA: Kërkush s’ka me mujt me bo ni diss ma të fort se Unikkatili për Hysenin

Unikkatili është një nga reperët më të pëlqyer dhe më të klikuar shqiptar.

Madje ai është edhe njëri nga artistët më të veçantë, pasi që ka arritur famë vetëm përmes këngëve, duke mos publikuar asnjë videoklip të vetëm, përcjellë Indeksonline.

Një nga këngët më të njohura të tij, është ajo “Diss Hysen”, që edhe e bëri të famshëm.

Madje në faqen zyrtare të grupit TBA, kanë shkruar se ky diss është më i forti dhe se asnjëherë reperë s’do të arrijë të bëjë një më të fortë.

“A osht konga e Unikkatil Diss ma i fort dhe ma Direk ne shqiptari ?! Kush o i ketij mendimi qe cfardo reperi sado qe te mundohet me bo 1 diss ma te fort se ky ska me mujt asniher!!”, shkruhet në postim./Indeksonline/