Të 5 presidentët e gjallë të ShBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Të pesë presidentët e gjallë të ShBA-së janë fotografuar së bashku në funeralin e Jimmy Carterit.
Presidenti i 39-të i ShBA-së vdiq në moshën 100-vjeçare më 29 dhjetor, në qytetin e tij të lindjes, Plains, Georgia.
Presidenti aktual, Joe Biden, i dha një eulogji kolegut të tij demokrat në funeralin shtetëror në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
Ai u shfaq përkrah presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe ish-presidentëve të tjerë Barack Obama, George W Bush e Bill Clinton dhe bashkëshorteve të tyre.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila humbi zgjedhjet e viti 2024 nga Trumpi, ishte gjithashtu ulur me grupin së bashku me bashkëshortin e saj.
Është hera e parë që kandidatja demokrate është parë me presidentin e zgjedhur që nga zgjedhjet atje dhe pasi ajo vërtetoi fitoren e Trumpit në zgjedhje të hënën.