08:27 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Të akuzuarit për shtytje në terrorizëm Rakip Abdylit i ashpërsohet dënimi

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e prokurorisë, në rastin e të akuzuarit R.A., për shkak të veprës penale “Shtytja në kryerjen  e veprave terroriste” nga neni 141 i Kodit Penal i Republikës së Kosovës,

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, i datës 24.11.2016, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim.

Kështu nga 10 muaj burgim sa ishte dënuar në shkallë të parë, të akuzuarit, dënimi i është rritur  në 1 vjet e 6 muaj burgim, njofton Klan Kosova.

Gjykata e Apelit gjeti se edhe pse i akuzuari e ka pranuar fajësinë, ka shpreh pendimin për veprën e kryer, më parë nuk ka qenë i gjykuar, është mbajtës i familjes dhe me gjendjen të vështirë ekonomike, mënyra e kryerjes së veprës penale dhe përsëritja e veprimeve, deri sa është zbuluar nga policia, tregon vendosmërinë e të tij për kryerjen e kësaj vepëre.

Pastaj, vendi dhe rrethanat nën të cilat është kryer, janë të natyrës të atillë që paraqesin intensitet të rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit më të lartë,  ndaj të cilit me një dënim aq të butë nuk mund të arrihet qëllimi i dënimit.