Të ardhurat marramendëse të Fortnite
Kanë mjaftuar vetëm 138 ditë që loja e famshme, Fortnite të arrinë 100 milionë shikime në plaftformën iOS. Gjatë kësaj kohe, kompania ka arritur që të mbledhë 160 milionë dollarë.
Por, jo vetëm kaq. Shifra e të ardhurave që nga shtatori i vitit 2017 tani më ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve.
Kur kihet parasysh se kompania nuk i bën aspak reklamë të madhe lojës së saj, atëherë shifrat dhe sukseset janë vërtetë të mëdha./Indeksonline/