10:39 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Të ardhurat nga koncerti promovues i albumit të ri, Rona i dhuron për fëmijët e braktisur

Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” dhuron të ardhurat nga koncerti promovues i albumit të saj “Mindil”, për fëmijët e braktisur.


Këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” ka lansuar albumin e saj “Mindil”, ku të ardhurat nga ky recital promovues i ka dhuruar për mbështetjen e fëmijëve të braktisur në SOS Fshatrat e Fëmijëve.



Rona Nishliu është pjesë e platformës avokuese Miqtë e Fëmijëve, platformë kjo e inicuar dhe e koordinuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF.

“Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar rritjen e vetëdijesimit të institucioneve relevante dhe popullatës së gjerë, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë.