12:14 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / AR

Të arrestuarit në Malishevë, vëlla e motër, në klinikën e tyre kryheshin shërbime stomatologjike, gjinekologjike dhe syneti!

Xhavit Karaxha dhe Hanife Karaxha janë arrestuar me akuzën për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Krejt kjo pasi pacientja e tyre, Leonora Shala ndërroi jetë.

E ndjera u trajtua tek klinika e familjes Karaxha në Malishevë për shkak të dhimbjes së dhëmbit, por më pas gjendja e saj u përkeqësua për tu dërguar në QKUK me urgjencë, ku edhe ndërroi jetë.

Xhavit Karaxha që kryente rolin e stomatologut në klinikë kishte mbyllur biznesin e tij “Flori Dent”, gjë e cila shihet edhe në ARBK.

Pak muaj më pas motra e tij, Hanife Karaxha kishte hapur biznesin me emrin tregtar “Doktorat”, ku i punësuar ishte edhe i vëllau Xhaviti.

“Aktivitetet e mjekësisë së specializuar” ishte përshkrimi i punës në klinikën e familjes Karaxha.

Por, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se brenda klinikës së tyre kryheshin edhe shërbime të tjera mjekësore.

Shërbime gjinekologjile dhe syneti ishin shërbimet tjera që kryheshin nga Xhavit dhe Hanife Karaxha.

Sipas Policisë të dyshuarit më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/