75 Mall Live Search
17:49 / E Enjte, 30 Nëntor 2023 / A. M.

Të arrestuarit për 2€ false në Kosovë, të dyshuar për 85 mijë euro!

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në koordinim me institucionet e tjera të drejtësisë kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarve për falsifikim të monedhave 2-euroshe.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se 3 të arrestuar janë nga qyteza e Hanit të Elezit.

Bëhet fjalë për Setki Ramukën, Hajredin Dernjani dhe Setki Ramukën.

Hajredin Dernjani
Setki Ramuka

Sipas Prokurorisë, të dyshuarit me qëllim të përfitimi të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veten dhe grupin, në kohë të pa verifikuar kanë siguruar para të gatshme të falsifikuara, të prodhuara në Maqedoninë e Veriut.

Gjithsej 42,505 copë të monedhave metalike me prerje 2 euro, në shumën totale 85 mijë euro. /Indeksonline/