10:09 / E Hënë, 04 Dhjetor 2023 / L K

Te Barcelona nuk kishte kurrë minutazh, te PSG u bë një hero i madh

Përjashtimi i Gianluigi Donnarumma shkaktoi debutimin e Arnau Tenas te PSG. Spanjolli që u rrit te Barcelona nuk kishte kurrë minutazh te katalonasit.

Në ndeshjen ndaj Le Havre, ai u bq figura kyçe e fitores së PSG-së.

Portieri 22-vjeçar spanjoll bëri debutimin e tij të madh me PSG-në dhe bëri disa pritje të denja në Stade Océane.

“Është madhështore, mbrojtja është madhështore. Është një ditë perfekte për mua. Mendova për familjen time, babain tim, vëllain tim. Klubi, PSG, trajneri më tha të luaja me qetësi si gjithmonë” the Tenas pas ndeshjes./Indeksonline/