Të bashkuar, deputetët e Kuvendit të Kosovës votojnë projektligjin për pandeminë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në lexim të dytë kanë votuar projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Me 77 vota për dhe 7 apstenime është votuar projektligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, shkruan Indeksonline.
Inicuese e këtij projektligji ishte kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Ajo ka falënderuar të gjithë deputetët për votimin e këtij projektligji.