75 Mall Live Search
18:35 / E Enjte, 08 Janar 2026 / Z S

“Të bashkuar në luftën kundër krimit”, e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane takon kreun e SPAK

E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Tiranë Nancy VanHorn është takuar me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta, pas marrjes së tyre të detyrës në krye të këtyre institucioneve.

Në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se SHBA mbështet SPAK-un në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve”, thuhet në postim.

Në postimin e ambasadës theksohet deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio në përballjen me kartelet e drogës dhe sigurinë kombëtare.

“Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë”. Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.”, përfundon ambasada