75 Mall Live Search
23:11 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

“Të bëjë koalicion apo mos të bëjë” – Nisma ende e pavendosur

Duke e parë që zgjedhjet janë shumë afër, koalicionet mes partive janë temat më të përfolura kohët e fundit.

Koalicioni i parë që ndodhi ishte ai mes AAK-së dhe PSD-së gjatë kësaj jave. Por zyrtarët e këtyre dy partive kanë aluduar se presin që AKR dhe Nisma t’i bashkëngjiten këtij koalicioni.

Indeksonline ka kontaktuar me Bilall Sherifin për ta pyetur rreth qëndrimit të Nismës për t’iu bashkangjitur koalicionit AAK-PSD.

Sherifi u shprehë se Nisma së shpejti pritet të marrë vendim se si do të garoj në zgjedhje.

“Tashme qe është shpërndarë Kuvendi dihet qe zgjedhjet duhet te mbahen brenda 30-45 ditëve. Prandaj duke e pasur parasysh fillimin e rrjedhjes se aferave brenda pak ditësh do te marrim vendim se si do te garojmë ne zgjedhje, te vetëm apo me koalicion.”, u shprehë ai.

Zyrtari i PSD-së, Faton Topalli sot u shprehë se shpreson që Nisma dhe AKR t’i bashkëngjiten koalicionit.

Edhe vet kryesuesi i koalicionit, Ramush Haradinaj ka shprehur dëshirën që Nisma të jetë pjesë e koalicionit parazgjedhor./Indeksonline/