11:46 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Të bëni punë shtëpiake, mund të digjni më shumë kalori sesa në palestër?

Imagjino të merrni të gjitha përfitimet e palestrës pa pasur nevojë të shkoni atje.

Kjo është tendenca më e re e stërvitjes së përditshme, e cila sipas ekspertëve është më e mirë sesa fitnesi, shkruan Indeksonline.

Në një pjesë të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, shkencëtarët e sportit nga e gjithë bota argumentuan se shumë punë ditore mund të konsiderohen si aktivitet fizik “me intensitet të lartë”.

Nga ora 8-9:30 bëni pastrim

Pastroni me dorë sa më shumë të jetë e mundur. Bëni lëvizje të mëdha.

Nga 10:30-12:30 bëni pazar

Në këtë orar bëni pazar ushqimor. Parkojeni veturën tuaj larg dyqaneve. Bartni qantat me dorë.

Nga 13-14 gatuani

Mos përdorni asnjë pajisje elektrike kur bëni ndonjë gjë që ka nevojë për rrahje, sic janë vezët.

Nga 17-19 shkoni diku

Bëni një shëtitje të shkurtër, lëvizni shkallëve. /Indeksonline/