19:41 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Të bësh para duke përqafuar

Nuk ka asgjë më të mirë se kur je i mërzitur se sa një përqafim i mirë, rregullon disponimin në sekond.  Disa njerëz e kanë aftësinë që të japin përqafime të mira. Nëse jeni njëri nga ata, atëherë keni mundësi që të bëni para nga kjo aftësi, transmeton Indeksonline.

Një kompani është duke kërkuar përqafues profesionist për një  ngjarje të tyre dhe paguajnë 30 dollarë në orë.

Kjo ngjarje që mbahet nga “Team Tactics”  ka për qëllim që të promovojnë lidhjen dhe lirimin e stresit për tetë orë.

Përqafuesit profesionist që duan të jenë pjesë e kësaj ngjarje duhet të kenë eksperiencë në role të ngjashme dhe duhet të kenë “background” për psikologji./Indeksonline/