20:02 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Të biesh në dashuri është ilaç”, faktet e të qenit të dashuruar

Sipas shumë këngëve dhe filmave tregohet se dashuria është ilaç, mirëpo shkenctarët kanë bërë hulumtime të reja në lidhje me këtë.

Disa njerëz po ashtu thonë se është emocioni më i fuqishëm njerëzor, andaj këtu janë disa fakte për të qenit i dashuruar:

Të biesh në dashuri është ilaç. Kur fillojmë të dashurohemi nivelet e dopiminës së trupit tonë rriten ngjashëm me njerëzit që marrin ilaçe, madje ngjashëm edhe me kokainën.

Rrahjet e zemrës janë të sinkronizuara.

Bëhemi më të ‘çmendur’. Na ndodhë që të fiksohemi me një person të cilin e dashurojmë andaj përjetojmë emocione që na bëjnë të veprojmë më ndryshe se zakonisht.

Mbajtja e duarve të parnerit mund të zvogëlojë dhimbjet. Efekti i dashurisë mund të ndihmojë edhe në dhimbjet fizike. Sipas studimit partnerët që mbanin duart e njëri-tjetërit ndjenin më pak dhimbje se të tjerët./Indeksonline/.