13:27 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Të burgosurit i gjendet drogë në dhomë

Policia e Kosovës njofton se në burgun e Dubravës një të burgosuri i është gjetur hashash në dhomën e tij.

Sipas raportit, pas kontrollimit të dhomës nga zyrtarët korrektues, të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar rreth 2 gramë substancë e dyshuar të llojit hashash.

Policia është duke e hetuar këtë rast.