75 Mall Live Search
14:49 / E Diele, 21 Korrik 2024 / Gj. Sh

Të burgosurit korrin grurin në Dubravë, mledhin rreth 32 mijë kilogramë grurë

Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 10 hektarë grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kg grurë.

E gjithë puna, nga mbjellja deri te korrja, është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.