75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 01 Prill 2022 / OSH

Të burgosurit në Dubravë i “mbin” marihuana nga toka, oficeri e heton!

Dje një i burgosur është parë duke marrë diçka nga toka,me ç’rast është vërejtur nga oficeri i shërbimit korrektues, shkruan IndeksOnline.

Pas bastisjes, tek i njëjti është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 77 gram

“Burgu i Dubravës, 31.03.2022 – 13:35. Raportohet se një oficer i shërbimit korrektues ka vërejtur një të burgosur duke marrë diçka në tokë, pas bastisjet tek i burgosuri/dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar dy qese substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 77 gram. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/