Të burgosurit në Prishtinë kontribuojnë në gjelbërim e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë praktika që kontribuojnë në risocializimin e personave të privuar nga liria.
Në angazhim të kësaj të burgosurit po kujdesen që të kontribuojnë në gjelbërimin e Sherbimit Korrektues të Kosovës.
‘’Të dënuarit që janë pjesë e programeve të punës brenda institucionit kontribuojnë drejtpërdrejt në mirëmbajtjen dhe gjelbërimin e hapësirave, duke krijuar një ambient të rregulluar, të pastër dhe estetik. Kopshti, i mbjellë me lule dekorative dhe bimësi të ndryshme, është rezultat i përkushtimit të tyre dhe një shembull konkret i përfitimeve që sjell angazhimi aktiv në aktivitete të dobishme’’, thuhet në njoftim.

Sipas SHKK-së, përmes këtyre veprimtarive, të dënuarit jo vetëm që ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës brenda institucionit, por gjithashtu zhvillojnë aftësi praktike, ndjenjën e punës së ndershme dhe përgjegjësisë kolektive.

Në njoftim thuhet se ky është një hap i rëndësishëm në funksion të përgatitjes për rikthimin e tyre në shoqëri si qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm./Indeksonline/