75 Mall Live Search
17:59 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / S Z

Të burgosurit përmirësojnë infrastrukturën e institucionit ku vuajnë dënimin

Në kuadër të aktiviteteve të punës së të burgosurve në institucionet korrektuese, të burgosurit e Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë janë angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të këtij institucioni.

Ata kanë kryer punime renovuese në ndarjen e tualeteve, sipas rekomandimeve të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT), si dhe kanë ngjyrosur të gjitha hapësirat e Qendrës, përfshirë dhomat e të burgosurve, korridoret, sallat rekreative dhe zonat e tjera funksionale.