18:58 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Të burgosurve në Kosovë iu mundësohet të bisedojnë me Skype

Të burgosurve në burgjet e Kosovës do të kenë mundësi që të bisedojnë dhe shihen me familjarët e tyre vetëm përmes aplikacionit online, skype, shkruan IndeksOnline.

Kjo pasiqë vizitat familjare ne burgje janë të ndaluara, si masë mbrojtëse për virusin korona.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Drejëtsisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja ka bërë të ditur se secili i burgosur ose në paraburgim mund të komunikojë përmes Skype me familjarët e tij.

“Në secilën qendër korrektuese dhe të paraburgimit në vendin tonë është instaluar aplikacioni Skype për të zgjidhur çështjen e komunikimit dhe moscenimin e të drejtës së asnjë të burgosuri.

Meqë për shkak të shëndetit të burgosurve kemi ndërprerë vizitat e familjarëve tashmë secili i burgosur ose në paraburgim mund të komunikojë përmes Skype me familjarët e tij.

Bashkë do t’ja dalim!”, ka thënë ajo./IndeksOnline/