16:30 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Të çlirojmë Shqipërinë nga të pafytyrët”

“Të çlirojmë Shqipërinë nga “TË PAFYTYRËT”

Ky është mesazhi i fortë i shqiptaro amerikanit Gjon Juncaj, këshilltari Ligjor Rezident për Anti-Korrupsionin në Ambasadën Amerikane, për reformën në drejtësi.

Në një fjalim frymëzues për TEDx Tirana Official, Gjonaj, një shqiptar shqiptar krenar për trashëgiminë e tij zbulon se atdheu i tij është i bukur, i pasur në histori dhe mikpritje, por nën sipërfaqen e korrupsionit sistematik që ka kapur drejtësinë ka humbur shumë.

“Për mbi 100 vjet shqiptarët kanë ngritur një flamur, tani ata duhet të bashkohen për të ngritur një vend” thotë ai.

Videoja me titulll “Kur atdheu qan” nga aktiviteti i mbajtur me 17 shtator 2017 është publikuar sot nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

“Nëse një njeri mbi kalë (Skënderbeu) diti të çlirojë SHQIPËRINË nga perandoria më e fuqishme në botë, atëherë disa shqiptarë, dua të them tw gjithë ne, mund ta çlirojnë nga disa të pafytyrë që duan ta vjedhin. Kjo mund të bëhet vetëm nëse ne JEMI BASHKË” tha ai në aktivitetin e organizuar në TED EX Tirana të shtunën e kaluar me moton “E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur”.

Shikoni videon e përgatitur nga Ora News.

Transkripti 

Dua të jem i sinqertë me ju. Dhe të shpreh emocionet e mia.
Kam dy.

E para është që jam shumë i turpëruar, me ata pak njerëz, siç i thuhet nga vij unë, ‘TË PAFYTYRË” të cilët u kanë shkaktuar kaq shumë padrejtësi njerëzve në sektorë të ndryshëm të jetës, si në shëndetësi, në sistemin edukativ.

Ose dikujt që do të shkojë në shkollë, të dalë mirë dhe të punësohet për meritat e arritjet e tij dhe jo në bazë të njohjeve apo sa do të paguajë ai për një punë?!

Jam veçanërisht I TURPËRUAR, sepse ata nuk kanë më besim në sistemin e drejtësisë sepse i ka zhgënjyer shumë.
Kam dhe një tjetër ndjesi që dua ta ndaj me ju dhe ajo është SHPRESA.

Më përpara thuhej se shqiptarët dinë si të bashkohen.

Nëse një njeri mbi kalë (Skënderbeu) diti të çlirojë SHQIPËRINË nga perandoria më e fuqishme në botë, atëherë disa shqiptarë, dua të them tw gjithë ne, mund ta çlirojnë nga disa të pafytyrë që duan ta vjedhin.

Kjo mund të bëhet vetëm nëse ne JEMI BASHKË.

Ligjet kanë ndryshuar. I lexojnë nëpër letra dhe ne e dimë që miqtë tanë janë këtu për të na ndihmuar.

Por ky është një problem shqiptar dhe ne duhet të largojmë trishtimin nga sytë e nënave tona

NE DUHET TË VEPROJMË!

S’është nevoja të punosh në qeveri, por edhe nëse punon tani është momenti t’i shërbesh vendit.

Nëse je në një pozicion për të vepruar vepro. VEPRO!

S’është e thënë të punosh në qeveri.

Por edhe nëse je, tani është momenti ti shërbesh vendit në vend të atyre pak njerëzve.
Mund të mendosh se çfarë do bësh me jetën tënde, por një gjë është e sigurt, të gjithë ne kemi NJË ZË dhe është momenti ta përdorim.

NE JEMI SHUMË NDËRSA ATA JANË PAK

Për 100 vjet shqiptarët kanë ngritur flamurin.

Tani është koha të ngrejmë NJË SHTET

Një shtet që shqiptarët të ndihen KRENARË kudo ku janë.

Nga sallat e Gjykatave të Tiranës në sallat gjyqësore të Detroitit./Oranews