Të çoroditur dega e Nismës në Rahovec, dalin me dy qëndrime te ndryshme brenda 10 minutave për rastin e Hotit
Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti përmes një postimi gjatë ditës së sotshme bëri thirrje për vrasje të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President. Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar ai.
Por, dega e Nismës në Rahovec ka reaguar ndaj këtij rasti duke e arsyetuar se kinse profili i Hotit është hakuar dhe se ai nuk e ka bërë këtë postim. Po ashtu Hoti ka thënë se ka qenë gabim teknik.
” Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pyt mua e kan shpernda kete shkrim! Kerkoj falje publike. Dhe nuk ka qendrim te subjktit qe i takoj.” , ka shkruar Hoti.

Ky arsyetim i degës së Nismës në Rahovec dhe i Hotit bie poshtë, pasi ai e kishte edituar postimin e tij dy minuta pasi e kishte postuar, duke e zbutur.
“Albin Kurri ika 2 rrugë: ose ta lshoj Kosovën ose mund të vritet”, kështu shkruhej në postimin pas editimit.
Por, dega e Nismës duket se nuk po e di se çka është duke bërë. Pasi i doli në mbrojtje, tash ata kanë fshirë postimin dhe janë dal me një qëndrim të ri, duke u distancuar.

Hoti pas këtij postimi rrezikon të burgoset me 1 vit burg për veprën e penale, kanosje./Indeksonline/