16:16 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Të dalësh nga një lidhje toksike do të thotë të rilindësh

Të dalësh nga një marrëdhënie toksike, mund të jetë më e vështirë, nga se njerëzit mendojnë. Të qenët në një qerthull vicioz ku partneri “helmon” çdo ditë lidhjen me sjelljet e tij, është gati gati e pakuptueshme kur je në atë lidhje, sepse veprimet fillojnë të duken normale dhe gjithmonë i justifikoni ! Nëse partneri ju turpëron qëllimisht përpara të tjerëve duke ju ulur, ju kritikon për çdo gjë që ju bëni apo ju vë në dukje të metat tuaja dhe ju bën të ndiheni sikur nuk jeni të aftë për asgjë, ai është një “psikopat emocional”dhe narcist që nuk mendon për pasojat e veprimeve të tij.

Kujtoni jetën tuaj para asaj lidhjeje dhe pritshmëritë tuaj për një marrëdhënie. A përputhen me realitetin? Nuk duhet të lejoni t’ju thonë se jeni shumë të ndjeshme, poe ekzagjeroni ose mendimi juaj është  i gabuar. Mos lejoni t’ju kontrollojë çdo veprim që ju bëni dhe çdo fjalë që thoni.Dashuria duhet të jetë një ndjenjë reciproke dhe nuk duhet parë si një trofe që duhet fituar.

Nuk ka çifte që pajtohen në çdo gjë, por nëse konfliktet tuaja janë tepër intensive dhe çojnë në fjalë apo veprime drastike, atëherë duhet të shqetësoheni. Gjithashtu nëse një ditë jeni mirë dhe një ditë tjetër në krizë, atëherë ndodheni në një marrëdhënie toksike.

Nëse jeni në mëdyshje t’i tregoni partnerit tuaj se çfarë mendoni në të vërtetë atëherë nuk po tregoheni vetvetja. Kjo marrëdhënie nuk ju bën mirë dhe po ju tjetërson.

Nëse marrëdhënia juaj ju krijon ndjesinë që nuk keni bërë asgjë mirë, atëherë duhet ta mendoni seriozisht qëndrimin në atë lidhje.

Nëse partneri mendon vetëm për kënaqësitë e tij gjatë marrëdhënieve intime dhe asnjëherë për atë që dëshironi ju apo ju trajton keq, është koha ti jepni duart.