21:53 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Të dashuruar kokë e këmbë, Justin Bieber dedikimi dashurie për modelen e njohur

Një ndër çiftet më të njohura dhe më të përfolura në botë janë këngëtari Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Baldwin.

Dyshja janë të pandashëm që kur bën publike lidhjen e tyre dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në shtator të vitit të kaluar.

Çifti i famshëm dashurinë dhe përkushtimin që kanë ndaj njëri-tjetrit e shprehin edhe përmes postimeve që bëjnë në rrjetet sociale.

Këtë herë ishte Justin ai që ka bërë një dedikim romantik për bashkëshorten e tij.

“Më mirë në të 70-at e dashur. Të dua çdo ditë më shumë. Ti më ndryshove mua, më bëre më të fortë dhe ti përgjithësisht je më e mirë dhe e mrekullueshme sesa unë dhe jam në rregull me këtë”, ka shkruar Justin./Indeksonline/