21:29 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Të dehur dhe të zhveshur, të rinjtë “harbohen” nën të nxehtin e verës

Temperaturat përvëluese duket se kanë përfshirë ditët e fundit të gjithë Mbretë e Bashkuar duke bërë që të rinjtë “ta djegin” nëpër klube dhe të presin mëngjesin të dehur, nëpër rrugët e qyteteve.

Të rinj u fotografuan duke u zënë më njeri tjetrin, duke u puthur dhe duke u rrëzuar në rrugë, pasi duket se kishin konsumuar shumë alkool.

Ata e panë perëndimin e diellit buzë detit, për shkak të temperaturave të larta, të cilat arritën deri në 33 gradë Celsius.

Më pas të rinjtë pushtuan klubet buzë plazhit për të bërë më pas një sërë skenash të turpshme dhe të zhurmshme në qytet.