75 Mall Live Search
23:08 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Të dhënat e frikshme në Britani: Gjatë vitit 2020, u mbyllën 48 dyqane në ditë

Të dhënat e reja thonë se në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2020, janë mbyllur mbi 17,500 dyqane, transmeton Indeksonline.

Kjo është rënia më e madhe pas më shumë se një dekade. Shkalla mesatare e mbylljeve ishte 48 dyqane në ditë.

Kjo për arsye të shfaqjes së pandemisë Covid-19 dhe kufizimeve nga ky virus.

Madje shumë dyqane u mbyllën përkohësisht gjatë bllokimeve por mund të mos hapen më kurrë edhe nëse kufizimet do të zbuteshin këtë pranverë, shkruan NTD.