75 Mall Live Search
07:56 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / MSH

Të dhënat kufitare: Pritje në Merdar, pikat e tjera të lira

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me fluksin e mjeteve në pikat kufitare të Republikës së Kosovës.

Sipas përditësimit të bërë në orën 07:15, situata paraqitet e qetë në pothuajse të gjitha pikat kufitare, përveç asaj në Merdar, ku është evidentuar një pritje më e gjatë për automjetet në dalje.

Në këtë pikë kufitare, koha e pritjes për automjetet që dalin nga Kosova është 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona e krijuar arrin në 100 metra.

Nga ana tjetër, hyrja në Kosovë përmes Merdarit vijon të jetë e qetë, me kohë pritjeje prej 03-05 minutash.

Edhe për kamionët, hyrja dhe dalja përmes kësaj pike kufitare mbetet pa vonesa, me kohë pritjeje të ulët.

Pikat e tjera kufitare si: Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinje, Qafë e Morinës dhe Vërmicë, paraqiten me qarkullim normal dhe pa kolona, me pritje të zakonshme prej 03-05 minutash si për hyrje, ashtu edhe për dalje.