75 Mall Live Search
12:01 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

Të dhënat nga KQZ: Në komunat me shumicë serbe, dalja në votime dukshëm më e madhe

Që nga ora 07:00 të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur.

Votimet për zgjedhjet e përgjithshme në vend janë duke u zhvilluar edhe në komunat me shumicë serbe.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në komunat me shumicë serbe dalja në votime është dukshëm më e madhe se në komunat me shumicë shqiptare, raporton Indeksonline.

Edhe në veri të Mitrovicës qytetarët janë parë tejet të interesuar për të votuar.

Edhe pse është ende herët, deri më tani votimet janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt në shumicën e komunave./Indeksonline/