08:21 / E Martë, 17 Maj 2022 / AR

Të dhënat online të Evropianëve ndahen mes kompanive të reklamimit 376 herë në ditë

Të dhënat e çdo përdoruesi internet ndahet qindra herë çdo ditë ndërsa kompanitë luftojnë për hapësira reklamimi sipas një raporti të ri.

Studimi nga Këshilli Irlandez për Liritë Civile zbuloi se mesatarisht të dhënat e çdo përdoruesi Evropian ndahen 376 herë në ditë.

Për SHBA-në kjo statistikë është 747 herë në ditë thotë raporti. Të ardhurat nga reklamimi dixhital është ajo çfarë i mban shërbimet online falas për tu përdorur.

Por statistikat e ICCL nuk përfshijnë shifra nga gjigantët e reklamimit Meta dhe Amazon. Por thotë pjesë e studimit janë të dhënat e Google përgjatë 30 ditëve të fundit.

Çdo vit të dhënat rreth sjelljeve të përdoruesit ndahen 71 miliardë herë. Edhe pse sipas ICCL të dhëna personale nuk ndahen, volumi i madh i këtij informacioni është shkelje e privatësisë. /PCWorld Albanian